Kadaj-Bujupi: Kurti e Mustafa mashtruan popullin, por nuk po mund ta mashtrojnë Amerikë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend në lidhje me taksën.

Kadaj-Bujupi thotë se AAK së bashku me grupet e biznesit janë mobilizuar pas “kthimit të Serbisë në Kosovë që i bëri zoti Kurti me largimin e taksës”.

“Vendimi i Kurtit nuk është përkrahje për bizneset, por përkrahje për Serbinë dhe produktet e saj”.

Ajo thotë se Kurti u kthye në dialog duke hequr taksën pa e ditur si do të jetë epilogu i dialogut.

“Albin Kurti po e kthen Serbinë në treg pa njohje”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Deputetja opozitare thotë se dy liderët e koalicionit qeverisës mashtruan popullin, por nuk po mund ta mashtrojnë Amerikën dhe partnerët pasi sipas saj ata kanë dhënë zotim për largim të taksës.

Kadaj-Bujupi thotë se veprimet e Kurtit po i shkojnë në favor presidentit serb, Vuçiq, pasi sipas saj Serbia është në fushatë zgjedhore.