Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se prokuroria duhet të nisë hetimet lidhur me raportimet për punësimin e familjarëve të zyrtarëve të kësaj partie në Telekom.

Ajo ka thënë se edhe ajo ka emrat për punësimet e partive të tjera, me ç’rast ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka punësuar pothuajse tërë familjen.

“Po, 45 familjar të zyrtarëve të AAK-së janë punësuar. Le të nis prokuroria hetimet lidhur me këtë çështje dhe të vërtetojnë nëse ne kemi pas ndonjë ndikim për punësimin e tyre. Kemi emra edhe ne për punësimet e partive të tjera duke filluar prej ish kryetarit të LDK-së Fatmir Sejdiut i cili ka të punësuar pothuajse tërë familjen”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Por pas Fatmir Sejdiut, Kadaj-Bujupi nuk përmendi më emra pasi tha se këtë këtë ia kërkoi bashkëpartiaku deputeti Daut Haradinaj. Megjithatë Kadaj-Bujupi ka thënë se kur të vijë koha do t’i zbulojnë edhe listat “nëse veç vendoset me dalë krejt të vërtetat në pah”.