Kaçanik

Kaçanik/ Pamje nga shtëpia që u përfshi nga zjarri dhe vdiq një person

Një person është gjetur pa shenja jete brenda njërës prej dhomave në shtëpinë e tij.

Në raportin 24 orësh të policisë është theksuar se ai humbi vdiq si pasojë e plagëve të marra nga zjarri që përfshiu shtëpinë në fshatin Kovaçevc të Kaçanikut.

Tashmë janë publikuar edhe fotografitë nga shtëpia e djegur në Kaçaniku ku vdiq një person.

“Kaçanik 21.03.2022-07:43. Raportohet se në një dhomë të shtëpisë është gjetur i vdekur,  viktima mashkull kosovar.  Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”