“Ka pasur vdekje klinike, qe gjashtë vjet është në koma”, nëna nga Kaçaniku kërkon ndihmë për shërimin e djalit

Makfirete Zenuni, nga fshati Duraj i Komunës së Kaçanikut, po kërkon ndihmë për shërimin dhe terapinë e djalit të saj, i cili ka mbetur në koma tash e gjashtë vjet.

Ajo ka treguar në emisionin #Gjesi në T7 se djali i saj që nga viti 2015 ka probleme shëndetësore.

“Ngjarja ka ndodhur në shkollë, djali ka qenë duke luajtur futboll, në vitin 2015. Ka pasur vdekje klinike në moment, edhe kur e kanë çuan ë Ferizaj, e kanë çu pa shenja jete. Aty ia kanë kthy pulsin e zemrës… Qe gjashtë vjet kujdesem vetë për të në shtëpi”, ka treguar Zenuni.

Zenuni thotë se terapia dhe trajtimi mjekësor i djalit të saj janë të papërballueshme për familjen.

“Terapia e djalit kushton shumë. Është dashur me ia ndërpre fizioterapinë se s’kemi pasur mundësi me e pagu. Kostoja është shumë e lartë, terapia, ushqimi, deri edhe ujin duhet me ia ble. Rreth 1 mijë euro vetëm ushqim duhet me i ble. ”, ka deklaruar ajo.

Zonja Makfirete në emisionin #Gjesi ka treguar edhe numrin e telefonit, nëse dikush ka mundësi t’i ndihmojë rreth trajtimit të sëmundjes së djalit të saj.