Prokuroria në Ferizaj ka konfirmuar për InDoks se edhe ndaj qytetarit Drin Zatriqi, i biri i ish-drejtorit të RTK-së, Agim Zatriqi, është ngritur një aktakuzë për blerja, posedimi, shpërndarje të narkotikëve. Aktakuza është konfirmuar në vitin 2012.
Ndaj tij ekziston edhe një fletë-arrest pasi që i njëjti nuk jeton prej vitesh në Kosovë. Zatriqi, që tash haptazi mbështet partinë në pushtet, Vetëvendosjen e Albin Kurtit, ka komentuar publikimin e këtyre fakteve, se rasti është i vitit 2010 dhe gjatë bastisjes, policia atij në rroba ia ka gjetur vetëm një gjysmë cigare, “spllif”, siç e ka quajtur ai.
Insajderi ka publikuar ditë më parë edhe pamje nga laboratori i mariuhanës që Policia e kishte gjetur në Prishtinë e ku për të u arrestuan edhe nipërit e zyrtares së Vetëvendosjes, Nazlie Bala, që aktualisht shërben si këshilltare e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.







