Juventusi vëzhgon Marash Kumbullën

Marash Kumbulla, gjithmonë në kërkim të së ardhmes, duke mos shikuar kurrë mbrapa. Tashmë, mbrojtësi shqiptar ka përfunduar në radarët e kampionëve të Serie A, sipas mediave italiane.

Kjo është forca e Juventusit që, për të mos humbur zakonet e mira, funksionon edhe sipas “vijës së gjelbër”. Kjo nënkupton blerjen e talenteve të rinj, çka tregon largpamësi nga bardhezinjtë.

Verona e Ivan Juric po bind këtë sezon, në të vërtetë. Kjo falë kolektivit dhe, rrjedhimisht, zgjedhjeve të shkëlqyera të propozuara nga menaxhimi i Scaligeri. Në një kontekst të ngjashëm, pra, veçohet individualiteti, sikurse është rasti i Kumbullës.

Mbrojtësi i datëlindjes 2000 është shqiptar, por posedon edhe shtetësinë italiane. Deri më tani autor i 10 ndeshjeve sezonale, 9 në Serie A dhe 1 në Kupën e Italisë, futbollisti shqiptar ka rënë në sytë e “Zonjës së Vjetër”. Me pak fjalë, ai konsiderohet me mjaft perspektivë, i një niveli absolut, i destinuar t’i shkelë fazat prestigjioze.

Dhe Juventusi, i intriguar nga Kumbulla, ka filluar ta vlerësojë seriozisht situatën. Të flasësh për negociata aktuale do të ishte e pakujdesshme. Sidoqoftë, drejtuesit bardhezinj e kanë nën vëzhgim. Koha, ndonjëherë, është gjithçka.

Menaxheri i zonës sportive të Juventusit, Fabio Paratici, e di mirë këtë dhe me kalimin e viteve ka treguar se ka shumë pak rivalë, për sa i përket shpejtësisë së veprimit në merkato.

loading…