Juventusi vazhdon me fitore, mposht Bolognan VIDEO

Juventusi ka fituar në shtëpi me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie A.

Ekipi i Maurizio Sarrit ka vazhduar si i pamposhtur në kampionat, duke marr edhe fitoren e shtatë nga tetë ndeshjet e zhvilluara.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe raste më të shumta të Juventusit, por të dyja skuadrat arritën ta shënojnë nga një gol.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 19-të dhe ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.

Bologna arriti të kthehet në lojë në minutën e 26-të dhe ishte Danilo, i cili shënoi për barazimin 1-1.

Në pjesën e dytë, Juventusi vazhdoi trysninë dhe rriti sulmet në kërkim të golit dhe atë e gjeti me anë të Miralem Pjanic (54′) që shënoi për 2-1.

Deri në fund të ndeshjes të dy skuadrat patën edhe nga disa raste dhe Juventusi ishte me fat pasi në shtesë traversa i shpëto dhe një pritje e Gianluigi Buffonit për t’i marr tri pikë shumë të vlefshme.

Pas kësaj fitore, Juve ka 22 pikë në vendin e parë, ndërsa Bologna renditet e 12-ta me nëntë pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=vFP4wPsnOUk

loading…