Juventusi e ka vazhduar ecurinë e përkryer pa humbje në Serie A, pasi e mposhti Spalin 2-0 të shtunën në Torino, duke e regjistruar fitoren e 12 në 13 ndeshjet e para në këtë edicion.
Skuadra e Massimiliano Allegrit po vinte nga një fitore e pastër në deri ndaj Milanit në ndeshje e kaluar e mundi me lehtësi edhe Spalin duke i grumbulluar 37 pikë nga 39 të mundshme në krye të Serisë A.
Spali ia doli të mbahej për gjysmë ore lojë, por më pas pësoi kur Cristiano Ronaldo e fundi rrjetën e tij falë një topi të bukur që i dha Miralem Pjanic nga një harkim në zonë.
Sulmuesi kroat Mario Mandzukic e dyfishoi epërsinë e vendasve kur akrepat shënuan një orë lojë, duke e vulosur fitoren e 12 të Juves këtë sezon.
“Zonja e vjetër” është dukshëm skuadra më e mirë në kampionatin italian pas 13 javësh, pasi është e vetmja e pamposhtur dhe lidere me 37 pikë, nëntë më shumë se përcjellësi i parë, Napoli, i cili megjithatë ka një lojë më pak të zhvilluar.
Spal, në anën tjetër, mbetet në vendin e 15-të me vetëm 13 pikë të grumbulluara.







