Juventusi kërkon të sfidojë Barcelonën në garën për mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs De Ligt.
Bardhezinjtë duket se janë në avantazh ndaj katalanasve për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë me agjentin e lojtarit, Mino Raiola.
Gjithashtu sipas raportimeve të mediave italiane, presidenti i bardhezinjëve, Andrea Agnelli ka zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të Ajaxit , Edwin Van der Sar ku kanë folur rreth transferimit të mbrojtësit në Torino.
Përveç Juventusit dhe Barcelonës, Matthijs De Ligt ndiqet edhe nga anglezët e Manchester Cityt.







