Juventusi i vendosur për të rikthyer Paul Pogban. Mesfushori francez, i cili është objektivi kryesor i trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, mund të vishet sërish bardhezi.
Për t’ia arritur qëllimit, drejtuesit e kampionëve të Italisë janë të gatshëm të përfshijnë në marrëveshje edhe dy lojtarë, Paulo Dybalan dhe Alex Sandron. Vlera e dy futbollistëve e tejkalon shumën e 100 milionë eurove, aq sa ka ofruar edhe klubi madrilen, teksa një lëvizje e tillë shihet më sy të mirë edhe nga ana e United.
Pogba duket i pavendosur për të ardhmen, çka është kuptuar nga deklaratat e lojtarit, i cili kalimin si te Reali ashtu edhe tek Juventusi i sheh me sy të mirë. Bardhezinjtë kërkojnë të bëjë një goditje cilësore në merkato, ndërsa “Djajtë e Kuq” do ta përforconin ekipin në dy sektorë problematikë me dy emra me peshë.
Dybala duke se e ka humbur rolin e titullarit te Juventusi, ndaj dhe drejtuesit e klubit kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për të vendosur në këtë tratativë emrin e argjentinasit. Përfshirja në bisedime e Alex Sandros duket disi e çuditshëm, pasi alternativa e vetme që kanë bardhezinjtë në krahun ku aktivizohet ish lojtari i Portos është Spinazzola.
Sidoqoftë, propozimi i kampionëve të Italisë është aty, tashmë mbetet për t’u parë nëse palët do të arrijnë akordin, sigurisht me dakordësinë e lojtarëve.







