Juventusi ofron 70-80 milionë euro për talentin e Leverkusenit

Presidenti Andrea Agnelli premtoi ditët e fundit se Juventusi do të futet në një erë të re dhe se lojtarë të mëdhenj do të veshin fanellën bardhezi.

Drejtori sportiv i bardhezinjve, Paratici, ka i idetë e qarta dhe synon të bëjë një goditje të madhe, duke afruar një nga emrat më premtues të futbollit gjerman dhe atij europian, Kai Havertz.

20-vjeçari është ylli i Bayer Leverkusenit, ku po shkëlqen, por për të fituar trofe dhe për të rritur më tej imazhin e ka të qartë që duhet të largohet, me Juventusin që është mundësi konkrete.

70-80 milionë euro është çmimi për fantazistin, i cili, përveçse nga “Zonja e Vjetër” ka oferta edhe nga Bayerni, Manchester United, Tottenhami dhe Liverpooli.

loading…