Juventusi ofron 134 milionë euro për të Paul Pogban

Juventusi është i gatshëm t’ia ofrojë Manchester Unitedit hiç më pak se 134 milionë euro për mesfushorin Paul Pogba, me Real Madridin që mbetet në garë për të, sipas Sunday Times.

Sipas gazetës angleze, bardhezinjtë janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për t’u ribashkuar me Pogban, pasi francezi ishte shitur në United për 115 milionë euro në vitin 2016.

Menaxheri i francezit, Mino Raiola konfirmoi se fituesi i Kupës së Botës është në proces të largimit nga Old Trafford dhe pohohet se ai mund të refuzojë t’i bashkohet skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer për përgatitjet parasezonale në Australi.

Juventusi dhe Real Madridi duken të jenë alternativat e vetme të francezit, prandaj pritet një luftë ofertash mes tyre këtë afat kalimtar veror.

Gjiganti spanjoll është i gatshëm ta ofrojë një shumë të lartë parash plus njërin prej dy yjeve, Gareth Bale apo Isco, për 26-vjeçarin.

loading…