Juventusi në telashe të mëdha, po kërkohet t’i hiqen 11 pikë

Juventusi është në telashe të mëdha për shkak të çështjes së plus valencave. 

Bardhezinjve iu kishin hequr 15 pikë, por më vonë atyre iu kthyen pikët dhe janë në zonën e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë telashet për ta nuk kanë fund pasi tashmë, Prokuroria pranë Federatës Italiane të Futbollit kërkon 11 pikë penalizim për torinezët.

E nëse aprovohet një kërkesë e tillë do ta zbriste skuadrën e Massimiliano Allegrit në vendin e tetë duke humbur përfundimisht shpresat për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Sakaq, Prokuroria nuk e lë me kaq dhe kërkon gjithashtu një pezullim prej tetë muajsh për ish-drejtuesit e Juventus.

Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të merret ndërsa pritet që gjithçka të zyrtarizohet në orët e pasdites së të hënës.