Skuadra e Juventusit e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej dy golave ndaj PSV Eindhovenit në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Golat për Juventusin në pjesën e parë i shënuan Kenan Yildiz në minutën e 21-të dhe Weston McKennie në minutën e 27-të.

Në ndeshjen tjetër, Aston Villa po fiton 2:0 në udhëtim tek Young Boysi. Youri Tielemans në minutën e 27-të, dhe Jacob Ramsey në minutën e 38-të i realizuan golat për klubin anglez.