Juventusi mposhtet në shtëpi nga Sassuolo

Skuadra e Juventusit ka pësuar humbje në shtëpi në xhiron e dhjetë të kampionatit italian. “Zonja e Vjetër” u mposht nga Sassuolo me rezultatin e ngushtë 2:1. Davide Fratessi (44’) dhe Maxime Lopez (94’) shënuan për triumfin e Sassuolos.

Ndërkohë, golin e nderit për Juventusin e realizoi mesfushori Weston McKennie (76’).

Për Juventusin, kjo është humbja e treta këtë edicion në Serie A, që e lë në kuotën e 15 pikëve, një më shumë se Sassuolo që regjistroi fitoren e katërt kampionale.