Juventusi kërkon t’ia rrëmbejë Bayernit, James Rodriguezin

Klubi italian synon të përforcojë edhe më shumë ekipin.

James Rodriguez mund të largohet nga Bayern Munich gjatë verës.

Sipas mediave gjermane, kolumbiani mund të transferohet në Serie A, ku Juventusi është shumë i interesuar për të.

Në dhjetor është programuar një takim mes drejtuesve të klubit bavarez dhe menaxherit të lojtarit për të vendosur të ardhmen e 27-vjeçarit. Largimi i Rodriguezit parashikohet në qershor, kur edhe i përfundon huazimi nga Real Madridi.

Bavarezët deri më tani nuk kanë vendosur nëse do ta blejnë lojtarin apo jo. Në krahun tjetër te Juve po e monitorojnë nga afër situatën e krijuar te gjermanët për të ndërhyrë më pas kur t’u jepet mundësia.