Juventusi interesohet për Barellan

Juventusi sfidon në merkato Interin dhe Romën sa i takon talentit të Cagliarit, Nicolo Barella.

Mesfushori pëlqehet shumë nga drejtuesit bardhezinj, të cilit do ta synojnë futbollistin gjatë merkatos së verës.

Por “Zonja e Vjetër” duhet të ketë kujdes, pasi edhe Liverpooli ka shfaqur interes për 21-vjeçarin, i cili ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Klopp.

Futbollisti ka një kontratë deri në vitin 2022 me skuadrën e drejtuar nga Rolando Maran dhe presidenti Giulini e vlerëson kartonin e Barella rreth 50 milionë euro.