Juventusi i ofron rinovimin Cuadrados

Drejtuesit e Juventusit pritet të takohen shumë shpejt me përfaqësuesit e Juan Cuadrados për të folur mbi rinovimin e kolumbianit.

Kontrata aktuale e ish lojtarit të Chelseat përfundon në vitin 2020, ndërkohë që palët po punojnë për rinovimin edhe për dy sezone të tjera.

Me uljen e Sarrit në stolin e bardhezinjve, Cuadrado konsiderohet si zëvendësues, por me dëmtimin e Douglas Costas, kolumbiani luajti titullar në “Wanda Metropolitano” ndaj Atletico Madridit duke bërë një paraqitje shumë të mirë dhe duke shënuar dhe një gol.

Pikërisht kjo sfidë duket se ka ka qenë vendimtare dhe ka bindur drejtuesit e Juventusit për t’i ofruar 31-vjeçarit rinovimin edhe për 2 sezone të tjera.

loading…