Juventusi i ofron rinovimin Cuadrados

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici sqaroi situatën për të ardhmen e Juan Cuadrados.

Drejtuesi i “Zonjës së Vjetër” deklaroi se kolumbiani konsiderohet një lojtar i rëndësishëm dhe ka një rol kryesor në projektin e klubit dhe për këtë arsye po punohet fortë që të arrihet marrëveshja për rinovimin e kontratës me Cuadradon, që përfundon në qershor të 2020-ës.

47-vjeçari theksoi se për momentin nuk ka përfunduar asgjë dhe se palët janë ende të bisedime, por shtoi se gjithçka po shkon shumë mirë dhe se futbollisti do të firmosë kontratën e re deri në vitin 2022.

loading…