Juventusi i gatshëm ta shesë Dybalan në janar

Paulo Dybala pritet të largohet nga Juventusi qysh në afatin kalimtar të janarit shkaku i hapësirës së vogël në skuadër.

Sipas asaj që raporton Sky Sports News, Zonja e Vjetër është e gatshme që ta shesë La Joyan në afatin e dimrit.

Sulmuesi argjentinas ishte shumë afër në këtë verë të kalonte në Ligën Premier, pasi e kërkonin Manchester United dhe Tottenham Hotspuri.

Marrëveshja nuk u materializua, pasi 25-vjeçari kërkonte një pagë më të lartë dhe të paguhej agjenti i tij që e kompletonte kalimin.

Maurizio Sarri ditë më parë ka bërë të ditur se Dybala nuk mund të luajë në sulm me Cristiano Ronaldo, pasi të dy kërkojnë hapësira të mëdha.

Në janar, United, Spurs, Chelsea, PSG dhe Inter , pritet të tentojnë transferimin e argjentinasit në afatin e janarit.

loading…