Juventus

Juventusi fiton me përmbysje në frymën e fundit, vazhdon t’i bëj presion Interit

Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Salernitana 1-2, pas një pjese të parë që e panë vetën në disavantazh.

Pjesa e parë nuk ishte edhe aq e mirë për Juventusin, që nuk arriti të dërgoj asnjë goditje drejt portës së skuadrës vendase.

Megjithatë ishin vendasit që gjetën të parët golin e epërsisë, kur në realizuan me anë të Giulio Maggiore në minutën e 39-të për 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e skuadrës vendase 1-0.

Në pjesën e dytë Juventusi u tregua shumë më e rrezikshme, por fillimisht vendasit mbetën me 10 futbollistë në fushë pasi golashënuesi Giulio Maggiore u përjashtua nga ndeshja.

Në minutën e 65-të, Zonja e Vjetër gjeti golin e barazimit pasi anglezi i talentuar Illing-Junior realizoi për të barazuar shifrat në 1-1.

Juventusi shtoi presionin edhe më shumë drejt portës së vendasve dhe në minutën e 90-të gjetën golin e fitores.

Një harkim perfekt nga Danilo bëri që Dusan Vlahovic të realizoj me kokë për tre pikët 1-2.

Kësisoj me këto tre pikë Juventus vazhdon t’i bëj presion Interit dhe tani diferenca është dy pikë me Neroazzurët që janë të parët në tabelë me 48 sosh.