Juventusi do të takohet me Sampdorian në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A duke filluar prej orës 12:30 në “Allianz Stadium”.

Skuadra e “Zonjës së Vjetër” barazoi në ndeshjen e kaluar ndaj Atalantas, mirëpo sot do të tentojë fitore që ta sigurojë sa më shumë vendin e parë në tabelë.

Juve aktualisht ka 50 pikë në krye të tabelës, nëntë pikë më shumë se Napoli në pozitën e dytë, kurse Sampdoria është në pozitën e pestë me 29 pikë, një më shumë se Milani.

Në pesë ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, Juventusi ka fituar katër ndeshje, ndërsa një e ka fituar Sampdoria.

Formacioni zyrtar i Sampdorias: Audero; Sala, Ferrari, Colley, Murru; Praet, Ekdal, Linetty; Ramirez; Quagliarella, Caprari.