Juventusi e Man Utd e gjejnë zgjidhjen, shkëmbejnë Dybalan me Lukakun?

Juventusi dhe Manchester United po e mendojnë shkëmbimin e yjeve të tyre gjatë afatit kalimtar të verës

Juventusi dhe Manchester Unitedi po e mendojnë një shkëmbim në mes të yjeve të tyre.

“Bianconeri” janë të interesuar për sulmuesin e fuqishëm, Romelu Lukaku, kurse “Djajtë e Kuq” e pëlqejnë sulmuesin kreativ, Paulo Dybala.

Dhe, klubet kanë konsideruar se ndërrimi i futbollistëve do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.

“Sky Italia” shkruan se trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka përgënjeshtruar faktin se e do yllin argjentinas në ekip.

Nga ana tjetër, Maurizio Sarri është fans i madh i Lukakut, të cilin e pëlqen qe një kohë gjatë.

Ndërkohë, interesim të madh për sulmuesin belg ka shfaqur edhe Interi.

loading…