Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, u ka thënë tifozëve të kampionit italian se ai do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta blerë Kylian Mbappen.

Sulmuesi i ri i PSG-së është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në botën e futbollit pas një sezoni të shkëlqyer vitin e kaluar kur e fitoi edhe Kupën e Botës me Francën, duke luajtur rol kyç gjatë gjithë turneut në Rusi.

Ai e vazhdoi formën e mirë me PSG-në, dhe momentalisht është i dyti pas Lionel Messit në listën e golashënuesve më të mirë në top pesë ligat evropiane me 25 gola.

Për 20-vjeçarin ka shumë të interesuar, prandaj Juventusj do të përballët me konkurrencë të fortë për shërbimet e tij, veçanërisht nga Real Madridi, i cili ishte pranë transferimit të tij në verën e vitit 2017.

Por, midis thashethemeve të vazhdueshme për kalimin e tij në Madrid, Mbappe tha në fillim të kësaj jave se ai ka për qëllim të qëndrojë në PSG, përkundër eliminimit tronditës nga Liga e Kampionëve në kurriz të Manchester Unitedit javën e kaluar.