Juventusi dhe PSG shkëmbejnë mbrojtësit në janar

Juventusi dhe Paris Saint-Germain mund të shkëmbejnë mbrojtësit e krahut të djathtë në merkaton e janarit.

Nga njëra anë kampionët e Francës ndjekin me shumë interes Mattia De Sciglion, ndërkohë që bardhezinjtë prej kohësh vëzhgojnë Thomas Meunier, të cilit në qershor i mbaron kontrata.

De Sciglio është duke u riaftësuar nga një dëmtim dhe me hapjen e merkatos PSG pritet që të bëjë një ofertë për të, por me futjen e Meunier në tratativa mund të kemi një shkëmbim kokë më kokë mes dy mbrojtësve.

Nga ana tjetër, Juventusi fillimisht shpresonte që ta afronte belgun me parametra zero, pasi ai ende nuk ka rinovuar, por vështirë se drejtuesit e PSG do të lejojnë që të humbasin një lojtar të tillë pa përfituar asgjë.

loading…