Juventusi ka arritur marrëveshje me Barcelonën për blerjen e Arthur Melos për një shumë të lartë prej 80 milionë euro.

Edhe pse mesfushori brazilian ua kishte bërë me dije të dy klubeve muajin e kaluar se nuk donte të largohej, klubi italian ende shpreson se do ta bindë atë.

Trajneri i bardhezinjve, Maurizio Sarri, dëshiron ta ndërtojë mesfushën e vet përreth Arthurit, në mënyrë të ngjashme si përreth Jorginhos në Napoli dhe në Chelsea.

Juventusi, për më tepër, i ka ofruar 23-vjeçarit pagë më të lartë seç merr momentalisht në Barçë, sipas Sky Sport Italia.

Ajo ofertë është në vlerë 5 milionë euro në vit.

Arthur pritet të luajë për Barçën sonte kundër Athletic Bilbaos. Dëshira e tij mbetet të luftojë për një vend në formacionin startues në Camp Nou.

Thuhet se dy klubet duan ta përmbyllin marrëveshjen para 30 qershorit, gjë që është mohuan nga drejtori sportiv i Juves, Fabio Paritici.

Ai e ka pranuar publikisht, megjithatë, se ende nuk e kanë bindur Arthurin.