Juventus kryen detyrën ndaj Udineses, dy nga golat i shënoi CR7

Juventusi ka fituar ndaj Udineses të dielën në Serie A. Ndeshja përfundoi me rezultat 4-1.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 31-të të ndeshjes duke ia dhënë kështu ekipit epërsinë.

Sulmuesi vendas Federico Chiesa realizoi golin e radhës për 2-0 me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Me të filluar pjesa e dytë vendasit morën iniciativën për golin e radhës. Këtë e realizoi portugezi Ronaldo në minutën e 70-të për 3-0.

Golin e vetëm për Udinesen e shënoi mbrojtësi Marvin Zeegelaar në minutën e 90-të ndërsa pak minuta më vonë, Paulo Dybala e vulosi fitoren me një gol për rezultatin final 4-1.

Me këtë fitore Juventusi renditet në pozitën e 5-të të tabelës me 27 pikë ndërsa Udinese është në të 13-n me 15 sosh.