Ylli portugez

Juventus ka gati goditjen e radhës falë mesazheve të Ronaldos

Cristiano Ronaldo, ylli i Juventus do në Torino mbrojtësin e Real Madridit, Marcelon. Të dy janë në kontakt të vazhdueshëm edhe pas transferimit të portugezit në Torino.

Sipas “El Confidencial”, CR7 i ka dërguar vazhdimisht mesazhe Marcelos me synimin për ta bindur të bashkohet me të. Gjithsesi, Juventusi nuk e ka kontaktuar akoma Florentino Perezin.

Në nëntor, klubi bardhezi ka bërë të ditur se do të vihej në lëvizje për brazilianin vetëm nëse Real Madridi do të pranonte të negocionte një transferim të mundshëm.

Agnelli nuk ka ndërmend të paguajë klauzolën e lojtarit. Marcelo, në fakt, ka një kontratë deri në 2022-in dhe ky është një avantazh i madh për madrilenët.

Pavarësisht nga kjo, “Los Blancos” kanë nisur kërkimet për të gjetur një zëvendësues. Sipas “AS”, Florentino Perez, është gati të paguajë 50 milionë euro për mbrojtësin e majtë të Betisit, Junior Firpo. Nëse e bën këtë, Marcelo do të ishte i lirë të shkonte te “Zonja e Vjetër”.