Juventus, ja sa persona po kalojnë një izolim vullnetar

Daniele Rugani i Juventusit është testuar pozitiv në testin për koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga faqja e Juventusit, me mbrojtësin që është mbyllur në karantinë.

Kampionët e Italisë së fundi përmes një komunikate raportojnë për izolim të 121 personave, duke përfshirë futbollistët, stafin e punonjësit e klubit.

“Pas lajmeve të djeshme, në lidhje me testimin pozitiv të futbollistit Daniele Rugani ndaj koronavirus-COVID 19, saktësohet se 121 persona, përfshirë futbollistët, stadin, trajnerët, shokë dhe punonjës të Juventusit po respetojnë një vetë izolim vullnetar në shtëpi, në pajtueshmëri me kërkesat e autoriteteve shëndetësore bazuar në dispozitat që aktualisht janë në fuqi”, thuhet në komunikatën e Juventus