Juventus i bën gati 80 milionë euro për yllin e Chelseat

N’Golo Kante nuk ka dyshime se është një nga mesfushorët më të mirë në botë, dhe mediet e huaja pretendojnë se ai mund të largohet shumë shpejtë nga Chelsea.

Reprezentuesi francez është shënjestruar nga shumë gjigantë evropianë gjatë verës së fundit, përfshirë PSG dhe Real Madridin, dhe tani këtyre ekipeve iu është bashkuar edhe Juventusi.

‘Daily Mail’ raporton se ‘Zonja e Vjetër’ është e interesuar seriozisht për Kanten dhe do të përpiqet të finalizojë transferimin e tij qysh në janar.

Trajneri Mauizio Sarri mendon se Kante do të përshtatet mirë në mesfushën e tij dhe u ka kërkuar drejtuesve të klubit ta sjellin atë në Torino.

Juventusi është i gatshëm të ofrojë deri në 80 milionë euro për kartonin e Kantes.

loading…