Serie A

Juventus bind ndaj Sassuolos dhe ruan ritmin pozitiv

Juventus bind ndaj Sassuolos në takimin e fundit të javës së 20-të të Serie A, që u mbyll me rezultatin 3-0.

Ndeshja u dominua nga vendasit, të cilët gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 15-të me Vlahovic që zhbllokoi sfidën.

Ndërsa në minutën e 37’, Vlahovic shënoi nga goditja e dënimit duke dyfishuar avantazhin e “Zonjës së Vjetër”.

Takimi vazhdoi me rezultatin 2-0 deri në minutë e 89, kur Chiesa i asistuar nga Locatelli realizoi golin e tretë për ekipin e tij dhe vulosi këtë sfidë.

Pas javës së 20-të, Juventus renditet në vend të dytë me 49 pikë, dy më pak se Inter-i kryesues, teksa Sassuolo renditet në vend të 14-të me 19 pikë.