Juventus, Barcelona dhe Borussia Dortmund në garë për shërbimet e talentit norvegjez

Një nga lojtarët e rinj në moshë, i cili po shkëlqen së fundmi, është padyshim talenti i RB Salzburg, Erling Haaland.

Norvegjezi u bë i njohur pasi në botërorin e U20 në muajin maj arriti të shënonte 9 gola në fitoren që Norvegjia arriti ndaj Hondurasit 12-0.

Por shënimi i atyre golave nuk ka qenë rastësi, pasi 19-vjeçari vazhdon të tregojë një formë perfekte, duke vënë në dukje talentin dhe gjakftohtësinë që ai ka përpara portës.

Lojtari i lindur në Leeds, arriti të shënojë një tregolësh në sfidën e fundit që Salzburg fitoi 6-2 ndaj Genk dhe një paraqitje e tillë në një kompeticion si Champions League normal që tërheq vëmendje.

Shumë klube kanë nisur të krijojnë kontaktet e para për ta pasur 19-vjecarin në skuadër. Juventus, Barcelona apo Borussia Dortmund janë disa prej emrave më të mëdhenj që kanë shfaqur interes për sulmuesin, i cili nga ana tjetër çuditërisht ka shprehur hapur dëshirën për t’iu bashkuar Leeds United, skuadrës së qytetit ku ai ka lindur.

Gjithsesi pavarësisht destinacionit të radhës, Haaland duket se e pret një e ardhme e madhe në futbollin europian.

loading…