Juventues barazon një rekordin e saj

Skuadra e Massimiliano Allegrit është bërë vetëm skuadra e gjashtë që i fiton tetë ndeshjet e para të sezonit në Serie A, si dhe skuadra e katërt e Juventusit që e përsërit këtë.

Bardhezinjtë kanë rekord qind për qind të fitoreve pas tetë javëve, falë fitores 2-0 ndaj Udineses të shtunën në “Dacia Arena”, transmeton Gazeta Express.

Kjo është një ecuri që është arritur vetëm në pesë raste më parë, së fundmi nga Napoli sezonin e kaluar.

Edhe Roma kishte një fillim të përkryer në sezonin 2013/14, por të gjitha ekipet tjera që e kanë arritur këtë ishin të Juventusit.

“Zonja e vjetër” e ka arritur këtë veçori në sezonet 1930-31, 1985-86, 2005-06 and in 2018-19.

Asnjë ekip nga pesë top ligat evropiane nuk ka qenë në gjendje t’i fitojë 10 ndeshjet e para të këtij sezoni, duke përfshirë ato në Ligën e Kampionëve.

Juventusi dhe Borussia Dortmundi janë dy skuadrat e vetëm ende të pamposhtura në të gjitha garat.