Curva Sud
Juve mbush tribunat me fëmijë pas dënimit për tifozët
Juventus do të mbush tribunën Curva Sud me fëmijë nga akademia e tyre në ndeshjen kundër Genoas pasi që një pjesë e stadiumit është dënuar për shkak të thirrjeve raciste.
Sektori i Curva Sud, ku vendosen ultrat më të mirë të Juventusit e ku u dëgjuan thirrja raciste dhe “diskriminime territoriale” gjatë ndeshjes me Napolin, do të mbushet me fëmijë në ndeshjet e radhës.
Në vend që aty të këtë ulëse të thata, Juventus ka dhënë leje që ato të mbushën me fëmijë nga akademia e tyre e të rinjve, duke rritur kështu iniciativat anti-raciste që tashmë janë zhvilluar nga qendra e UNESCO’së në Torino.
Tani kjo është një praktikë e rregullt për disa klube kur pjesë të tyre të stadiumit mbyllen kur dënohen nga federata apo konfederata e Europës, UEFA.