Ish mesfushori i Juventusit, Mohamed Sissoko ka dhënë verdiktin e tij për ndeshjen e Juventusit kundër Valencias në Ligën e Kampionëve dhe ka thënë se Juve do ta fitojë këtë garë sivjet

Sissoko ka folur për TuttoJuve për ndeshjen e bardhezinjve kundër skuadrës spanjolle.

“Mendoj se Juventus është më i fortë se Valencia, është e qartë që ata janë favorit për këtë ndeshje por po ashtu ta fitojnë edhe Ligën e Kampionëve”.

“Spanjollët janë më të mirë tani se në ndeshjen e parë dhe ne do të përpiqemi të fitojmë, por në këtë moment pak klube mund të përballen me formacionin e Allegrit”.

“Juventus do të startojë me agresivitet dhe shpejt do ta përfundojnë këtë ndeshje, në mënyrë që mos ta përsëritin gabimin që bën me Manchester. Juventusi do të fitojë lehtë”.

Një fitore do të bënte që lojtarët e Allegri të kalojnë në raundin tjetër, me një ndeshje kundër Young Boys që do të luhet në Zvicër. Manchester United luan sonte kundër zviceranëve dhe konsiderohen favorit”.