Juve barazon me Atalantan, Napoli “shkel” Interin

Juventusi ka barazuar me Atalantan në xhiron e fundit si vendas në sezonin në Serie A.

Ekipet barazuan 1 me 1 me Mario Manxhukiqin e Iliqiqin që shënuan golat në ndeshje.

Në ndeshjen tjetër të vlefshme për xhiron e 37-të, Napoli “shkeli” Interin 4 me 1.

Ruiz me dy gola i ndihmuar nga Mertens e Zielinski me nga një, lehtësisht i sollën fitoren Napolit ndaj Interit për të cilin shënoi Mauro Icardi.

Juve e Napoli dihet se mbyllin sezonin në dy pozitat e para. Atalanta e Interi tani janë në pozitat tre dhe katër me nga 66 pikë. Milani si i pesti me 65 pikë bën që top-katërshja të vendoset vetëm në xhiron e fundit.

Interi pret Empolin, Atalanta Sassuolon e Milani i shkon Spalit në xhiron vendimtare për “Champions”.