Juristja e së drejtë së medias, Flutura Kusari vlerëson se gazetarët e RTK-së, të cilët ditë më parë i dërguan letër menaxhmentit të RTK-së, duke kundërshtuar emërimin e Besart Galicën redaktor të lajmeve, janë sinjalizues dhe si të tillë ata gëzojnë mbrojtje.

Ajo tha se kjo mbrojtje nënkupton se askush nuk ka të drejtë të fillojë procedura disiplinore ose penale ndaj tyre.

Tutje ajo tha se duhet të ngritet kallëzim penal ndaj anëtarëve të menaxhmetit të RTK-së, të cilët po i pengojnë këta sinjalizues.

“Njerëzit në menaxhmentin e RTK-së (të instaluar aty nga PDK-ja) që po kundërshtojnë dhe pengojnë sinjalizuesit janë duke bërë vepër penale sipas nenit 388 të Kodit Penal të Kosovës. Kundër tyre duhet të paraqitet kallëzim penal”, ka shkruar Kusari në Facebook.

loading…