Jurgen Klopp tregon se kush do fitoi titullin në Itali

Jurgen Klopp është i bindur se Lazio do të jetë kampione në Serie A. Trajneri i Liverpoolit ka thënë se ka mbetur pa fjalë nga paraqitja e Lazios ndaj Interit.

Klopp ka thënë se nuk do që ta vë në presion Maurizio Sarrin, por që kjo është bindja e tij personale.

“Pashë Lazion ndaj Interit dhe jam i bindur se ata do të jenë kampionë në Serie A. Më vjen keq, nuk dua ta vë Sarrin në presion, por është bindja ime personale. Kam respekt të madh për Sarrin. Lazio po bën sezon të jashtëzakonshëm, mendoj se më këtë ecuri do të arrijnë titullin kampion”,ka thënë Klopp