Ju prezantojmë margaritarin e ri 100 milionësh nga La Masia e Barcelonës

Në moshën 16 vjeçare dhe 298 ditëm Ansu Fati bëhet lojtari i dytë në historinë e Barcelonës që debuton kundër Real Betisit

I riu i lindur në Guinea-Bissau-born dukej si një lojtarë i duhur krah Antoine Griezmann nën dritat e Camp Nou.

“Qëndrova në fushë për pak (pas ndeshjes” sepse nuk mund ta besoja”, pranoi Fati.

“Është dita më e lumtur e jetës sime”, tha Bori Fati, babai i Ansus, pas tij.

“Kur Ansu me tregoi që Valverde e ka ftuar atë, bëri që unë dhe gruaja ime të qajmë”.

“Kur ai shkoj në fushë ne thamë “nuk mund të jetë kështu’, ne ishim në qiellin e shtatë”.

Ansu Fati për herë të parë arriti në La Masia si 10 vjeçar derisa Barcelona luftoi fyt për fyt me Real Madridin për nënshkrimin e tij.

“Ne ishim në Sevilla dhe Real Madridi i ka ofruar një kontratë me kushte më të mira financiare se Barcelona”, tha Bori Fati.

“Pra, ne e zgjodhëm Barcelonën sepse ata erdhën në shtëpinë e tij me një kontratë dhe me bindën”.

“Albert Puig erdhi dhe me tregoj që djali i im do të nënshkruaj për Barcelonën”.

“Ai tha se ata kanë një projekt dhe në vitet në vazhdim ne e shohim atë në të”.

Ansu Fati ka qenë i mahnitshëm pas arritjes se tij në Barcelonë nga Sevilla dhe është bërë njëri prej lojtarëve më premtues të akademisë së klubit.

Ai është konsistent prej fillimit për çdo grup moshë dhe ka pasur një ndikim edhe në arenën kontinentale, sidomos në “Ligën e të rinjve të UEFA-së”.

Ai ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me tre asiste në nëntë ndeshje që ai ka luajtur sezonin e kaluar, përfshirë dy gola të tij në gjysmë finale ku Barcelona humbi kundër Chelseat në penallti.

“I shikova prindërit e mijë, në familjen time, tek ata të cilët janë këtu me mua”, tha Fati.

“Tani është koha që ta shijojmë këtë moment dhe të insistojmë që kam pasur vetëm fjalë miradije”.

Fati e rinovoi kontratën e tij me Barcelonën në fillim të këtij viti dhe ka një klauzolë lirimi 100 milionë euro.

Ndikimi në debutimin e tij në Blaugrana është parë në rrjetet sociale. Nga 64000 sa kishte përcjellës para ndeshjes, ai bëri 300 000 pas ndeshjes.