Kamenicë

“Ju ka dalë emri nëpër portale që janë hajna”, aktivisti i VV-së proteston i vetëm kundër pushtetit në Kamenicë

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Krasniqi, ka protestuar i vetëm para objektit të Komunës së Kamenicës.

Protesta e tij ndaj zyrtarëve të partisë së Lëvizjes Vetëvendosje, që udhëheqin me Komunën e Kamenicës, po bëhet për shkak të akuzave që po ua bënë vetë aktivisti për hajni.

“Me hajna me hajna nuk ka shtet”, dëgjohen thirrjet e lëshuara të aktivistit të LVV-së nga vetura e tij.

Për këtë aksion ai është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Pas lirimit, Krasniqi shkon sërish në objektin komunal ku realizon një video tjetër dhe akuzon një aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje se i ka telefonuar policinë për aksionin e tij.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme: