Anthony Joshua

Joshua me paralajmërim të fortë për Ngannoun para duelit

Anthony Joshua ka paralajmëruar Francis Ngannou para duelit të 9 marsit (e shtunë).

Boksieri britanik ka thënë se në këtë përballje do t’i tregojë aftësitë e tij më të mira në boks, ndërsa synon t’i mbyllë gojën boksierit kamerunas.

“Kjo të premte do të vendosë, kështu që mezi pres mundësinë për të treguar aftësitë e mia dhe për të luftuar këtë person që mendon se mund të më rrëzojë”, ka thënë fillimisht Joshua.

“Unë jam gati për një luftë të mirë – dikush që ka dy krahë dhe unë e di se nga vijnë goditjet, goditjet në trup, dora e djathtë – kështu që unë mund të jem gati për të goditjet që vijnë”.

“Ai duhet të jetë gati për goditjet që do t’i marrë, sepse unë jam një njeri që do të qëndroj përballë tij, duke i sjellë gjithashtu shumë ferr dhe probleme”, ka shtuar AJ.

Ecja në ring do të bëhet në ora 00:00 të 9 marsit në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite.