Joshua e Fury firmosin për dy super-meçe

Dy yjet britanikë të boksit, Anthony Joshua dhe Tyson Fury, kanë nënshkruar marrëveshje për zhvillimin e dy meçeve, ka njoftuar SkySports të hënën.

Meçi i parë do të jetë për unfikim i titujve të botës, kurse i dyti meç kthimi që mund të shfrytëzohet nga humbësi si mundësi për ta kërkuar.

Datat dhe vendet ku do të zhvillohen meçet nuk janë caktuar ende.

Anthony Joshua do të futet në meçin e parë për të mbrojtur brezat në versionet WBA, IBF dhe WBO, kurse Fury atë WBC.

Këto pritet të jenë përballjet më të mëdha në vitet e fundit dhe që janë kërkuar tash e sa kohë nga adhuruesit e boksit.

Dy britanikët ka kohë që po negocionin, por tashmë ato kanë përfunduar.