Manchester United ka paguar pakon kompensuese për Jose Mourinhon në vlerë prej 15 milionë funtash pas shkarkimit të tij

55 vjeçari u shkarkua më 18 dhjetor të vitit të kaluar pas më pak se dy sezone e gjysmë në stolin e “Djajve të Kuq”.

Fakti që ai ka marrë pagesën pas largimit nga Old Trafford do të thotë se ai është i lirë që t’i kthehet punës si trajner.

“Nuk ka pasur asnjë problem me kontratën e Joses me Manchester United. Gjithçka është zgjidhur”, ka thënë një burim i afërt për Daily Mail të mërkurën në mbrëmje.

“Jose mund të këtë punëdhënës të ri tani, por nuk është duke u ngutur. Ai është shumë i relaksuar për këtë gjë dhe do të jetë i lumtur edhe nëse nuk punon deri në fund të këtij sezoni”.

Kontrata e përmirësuar që ishte pajtuar United me Mourinhon një vit më parë do të përfundonte në fund të sezonit 2019-20, me një opsion për ta shtyar më shumë.

Real Madridi, të cilët portugezi i kishte menaxhuar gjatë viteve 2010-13 janë lidhur me një kthim të mundshëm të tij në Bernabeu.

Presidenti Florentino Perez mbetet një tifoz i madh i tij dhe fituesit e Ligës së Kampionëve janë duke vuajtur për një trajner të mirë këtë sezon.

Humbja e tyre 2-0 kundër Real Sociedadit të dielën bën që ata të rradhiten në pozitën e pestë në La Liga, 10 pikë pas liderëve Barcelonës. Menaxheri Santiago Solari është nën presion të madh pasi zëvendësoi Julen Lopeteguin e shkarkuar në fund të tetorit të vitit të kaluar.

“Nuk ka pasur kontakte, por ata janë në kontakte të vazhdueshme me Jose prej që ishte shkarkuar Lopetegui, por ai i ka thënë atyre që në atë kohë ishte menaxher i Manchester United dhe ishte totalisht i përkushtuar për këtë klub”, ka shtuar burimi.

Mourinho thuhet se po ashtu ka biseduar me Benfican që të jetë pasues i Rui Vitoria.

Presidenti i klubit Luis Filipe Vieira citohet të këtë thënë se paratë nuk janë pengesë nëse Mourinho dëshiron që t’i kthehet menaxhimit të ndonjë skuadre në Portugali.

“Përderisa Mourinho e merr në konsideratë të ardhmen e tij ai pritet të kryej edhe disa punë si të jetë analist i beIN Sports në Katar dhe Kupën e Azisë këtë muaj”.