Mirel Josa është gati të hedhë në gjyq Prishtinën nëse klubi nuk depoziton në llogarinë e tij 48 mijë euro, pasi që Josa ka pasur një kontratë 3-vjeçare me Prishtinën e cila i skadonte në fund të këtij sezoni dhe nga shkarkimi i parakohshëm ai do të kërkojë atë që i takon, pagën prej 4 mijë eurosh në muaj.

Në 2 sezone e pak që drejtoi skuadrën kryeqytetase Josa fitoi vetëm 1 trofe atë të Kupës së Kosovës në vitin 2018. Me shkarkimin e Josës dhe dorëheqjen e Bylbyl Sokolit, Prishtina uli në stol ish mbrojtësin Armend Dallku i cili e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij si trajner duke marrë dy fitore.

Ky i fundit ka thumbuar ish teknikun e tij duke nënvizuar se Prishtina ka mangësi në aspektin fizik krahasuar me skuadrat rivale dhe për këtë gishtin e akuzës, Dallku ia ka drejtuar pikërisht Josës.

loading…