Jorginho shpallet lojtari më i mirë nga UEFA

Mesfushori i Chelseat, Jorginho, e ka fituar çmimin më të rëndësishëm të natës së sotme, duke u zgjedhur si lojtari më i mirë i sezonit të shkuar nga UEFA.

Jorginho fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean dhe Kampionatin Evropian me Italinë.

29-vjeçari bëhet lojtari i parë në historinë e Bluve që fiton një çmim të tillë. Në garë për çmimin e më të mirit, ai mposhti bashkëlojtarin N’Golo Kante dhe mesfushorin e Cityt, Kevin de Bruyne.

Alexia Putellas e Barcelonës u zgjodh si lojtarja më e mirë nga UEFA.