Mbrojtësi anglez

Joe Gomez nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Liverpooli ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë të re me mbrojtësin e kombëtares së Anglisë, Joe Gomgez, ndërsa nuk ka treguar për kohëzgjatjen.

Skuadra e Jurgen Klopp ka pasur një start pozitiv në Premier League ku edhe është lider me një pikë më shumë para Manchester Cityt.

Pasi u mposhtën në finale të Champions Leagues edicionin e kaluar përballë Real Madridit, Gomez beson se e ardhmja është e ndritur për “The Reds”.

“Të gjitha shenjat tregojnë se ku po drejtohet klubi jonë. Ishim shumë afër sezonin e kaluar në Champions League, dhe këtë stinor kemi treguar karakter të madh në Premier League. Është starti më i mirë në histori të klubit, dhe ne duhet të kemi besim se do të kemi një të ardhme pozitive”, tha Gomez me rastin e nënshkrimit të kontratës së re.

21 vjeçari është paraqitur në 18 ndeshje gjatë këtij sezoni me fanellën e Liverpoolit, ndërsa është ende në ndjekje të golit të parë.