Ylli i Atletico Madridit dhe Kombëtares së Portugalisë, Joao Felix, është shpallur fituesi i çmimit të këtij viti “Golden Boy”, me të cilin shpërblehet lojtari më i mirë nën moshën 21-vjeçare në futbollin evropian.

Joao Felix e fitoi këtë çmim me dallim të madh në vota nga kundërshtarët e tij. Ai i fitoi plot 332 pikë, duke e lënë pas vetes Jadon Sanchon e Anglisë dhe Borussia Dortmundit me 175 pikë dhe Kai Hazertzin e Gjermanisë dhe Bayer Leverkusenit me 75 pikë.

Prej 40 personave që kanë votuar për ndarjen e këtij çmimi, 25 prej tyre e kanë zgjedhur Joao Felixin si të parin.

Ky çmim organizohet nga gazeta italiane Tuttosport dhe u vendos nga 40 gazetarë të famshëm sportiv nga e gjithë Evropa.

Më parë, fitues të këtij çmimi kishin qenë edhe Wayne Rooney, Lionel Messi, Sergio Aguero, Mario Balotelli, Isco, Paul Pogba, Raheem Sterling, Kylian Mbappe dhe Matthijs de Ligt. Por, vlera e Joao Felix tashmë dëshmohet nga çmimi prej 126 milionë eurosh për të cilin u transferua në Atletico Madrid.

“Faleminderit të gjithëve në Tuttosport për çmimin “Golden Boy 2019”, jam shumë krenar”, tha Felix, në një videomesazh.

“Kjo është hera e dytë që një lojtar i Atletico Madridit e ka fituar këtë çmim dhe unë jam shumë i lumtur. Gjithashtu e falënderoj Benfican, veçanërisht trajnerin Bruno Lage për gjithçka që ka bërë ai për mua, si dhe familjen time që më ka qëndruar gjithmonë pranë”.

Çmimi për lojtarin më të mirë italian nën moshën 21-vjeçari i shkoi portierit të Milanit, Gianluigi Donnarummas, i cili u radhit i teti në listën e përgjithshme.

Golden Boy 2019

Joao Felix (332 pikë)

Sancho (175)

Havertz (75)

Haaland (74)

De Ligt (71)

Fati (49)

Foden (46)

Donnarumma (37)

Zaniolo (36)

Malen (35)

Mount (29)

Rodrygo (20)

Vinicius Junior (13)

Kean (13)

Lunin (11)

Jovelic (9)

Guendouzi (9)

Davies (1)