Jo vetëm në fushë, Drenica befason të gjithë me përforcimin e ri

Portieri shqiptar, Mikel Kaloshi, tashmë është futbollist i ri i Drenicës, ku klubi sot ka bërë prezantimin e tij.

Kaloshi edhe para dy vitesh ka qenë pjesë e Drenicës.

“Portieri 28- vjeçar ka firmosur kontratë me klubin deri në përfundim të këtij edicioni, dhe do të përforcojë akoma më shumë portën e skuadrës tonë”.