Mbappe-Haaland

Jo vetëm Mbappe, Real Madridi synon edhe Haalandin – zbulohet plani

Real Madrid po vijon përpjekjet për të siguruar një lider të ri në sulm, një figurë që mund të zëvendësojë apo të ndihmojë në mbajtjen e trashëgimisë së lojtarëve si Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, që kanë lënë gjurmë në historinë e klubit.

Florentino Perez dhe fytyrat drejtuese të klubit po kërkojnë intensivisht një qendërsulmues që mund të sjellë ndryshim të madh në fushë, dhe dy emra që po dallojnë janë ai i Kylian Mbappes dhe Erling Haaland, të cilët konsiderohen ndër më të mirët e disponueshëm në treg.

Real Madrid ka kohë që i vëzhgon dhe i dëshiron të dy ata, dhe në Spanjë lajmet dhe spekulacionet rreth tyre janë të përditshme.

Gazetari i “Foot Mercato”, Santi Aouna, së fundmi raportoi se Madridi ka arritur një marrëveshje parimore me Mbappe për transferimin e tij në përfundim të sezonit.

Por, Mbappe nuk është e vetmja mundësi. Sipas gazetës “AS”, Real Madrid po shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të Haaland, të cilin që pretendohet se ka një klauzolë lëshimi prej rreth 100 milionë euro për t’u larguar nga Anglia, një shumë të cilën klubi spanjoll do ta shpenzonte pa hezitim për të afruar “bomberin” norvegjez.

Los Blancos duket se do ta kenë fjalën në verën e këtij vitit, duke tentuar të afrojnë të dy yjet më të mëdhenj të futbollit, derisa me këto afrime padyshim se do të ketë edhe largime për të mbajtur stabil Fair Play-in Financiar. /Telegrafi/