Jetimit 20 vjeçar që u vra në Velipojë ju gjetën në xhep vetëm 30 lekë

Myzerim Zeneli, 20 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një zënke mes dy biznismenëve në Velipojë.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes familjes Ferracaku e Gocaj, ai mbeti i vrarë.

Ishte dita e tij e parë e punës në hotelin e familjes Gocaj, por nata e fundit e jetës së tij.

Në vendin e ngjarjes hetuesit gjetën 4 armë të përdorura, nërsa në xhepin e 20 vjeçarit, 30 lekë të vjetra.

Ndërsa Myzerimi ishte jetim. Të atin e kishte humbur.

Tragjedia nisi për konfliktin për shezlongët

Një përplasje verbale në orët e paradites për çështjen e zonës ku do të vendoseshin shezlongët, ndërsa në darkë konflikti përfundoi në përdorimin e armëve. Kjo ishte ajo çka ngjau në Velipojë, e ku mbetën të vrarë 4 veta dhe dy u plagosën.